Botox profesional apo fytyrë e ngrirë? Dallimi është te dora
“Botoksi e ngrin fytyrën” dëgjohet shpesh. Por kjo ndodh vetëm kur përdoret gabim. Ja çfarë e bën dallimin.
Botox-i, kur aplikohet në mënyrë profesionale, i eleminon rrudhat pa i ikur dukjes natyrale. Fytyra e ngrirë, vetullat e ngritura në mënyrë të panatyrshme ose qepalla e rënë nuk janë “efekti i botox-it”. Janë shenja të një aplikimi jo profesional.
Çfarë e bën dallimin
Muskujt e mimikës nuk janë njësoj te çdo njeri. Një mjek me përvojë e sheh si lëviz fytyra juaj dhe vendos pikat dhe sasinë e njësive sipas saj, jo sipas një skeme të gatshme. Kështu rrudhat zbuten, ndërsa buzëqeshja dhe shprehja mbeten tuajat.
Për ballin, mes vetullave dhe rreth syve, sasia optimale është zakonisht rreth 100 njësi. Për qafën dhe jawline-in, pra Nefertiti Lift, nevojitet një teknikë më e avancuar, dhe aty përvoja e mjekut ka edhe më shumë rëndësi.
Paguani për përvojën, jo për mililitrin
I njëjti produkt, në dy duar të ndryshme, jep dy rezultate krejt të ndryshme. Prandaj këshilla jonë është e thjeshtë: trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.
← Ditari