Lifting pa operacion
Mezofije Mono & Spirale
Rrjet kolagjeni që e shtrëngon lëkurën nga brenda.
Për: Rrudhat · Lëkura e varur · Strijat

Çmimi
10€ / për fije · min. 20 fije
- Kohëzgjatja
- 20–40 minuta
- Dhimbja
- Me anestetik lokal
- Rikuperimi
- Minimal
- Rezultati duket
- Menjëherë, finali pas 2–3 muajsh
- Efekti zgjat
- Kolagjeni i ri mbetet
- Seanca
- 1–2 seanca
Metoda është e natyrshme, sepse stimulon kolagjenin që e humbasim me kohën.
Si funksionon
Trajtimi me mezofije mono ngrit, shtrëngon dhe rinon lëkurën në mënyrë të dukshme, pa ndikuar në mimikën e fytyrës. Duke futur më shumë fije, krijohet një rrjet rreth të cilit trupi prodhon kolagjen të ri. Me kohë fija resorbohet, por rrjeti i kolagjenit mbetet në lëkurë.
Mezofijet spirale janë fije unike, të mbështjella si spirale rreth gjilpërës. Kur vendosen nën lëkurë, mbushin hapësirat e dëshiruara: sulkuset nazolabiale, rrudhat e ballit (pas botox-it) dhe ngritjen e vetullave. Të kombinuara me laserin Fraxel, mezofijet mono janë shumë efektive edhe te barku i varur dhe me strija.
Çfarë trajton
- Sulkuset nazolabiale
- Rrudhat e ballit (pas botox-it)
- Ngritja e vetullave
- Rrudhat e imta rreth buzëve
- Barku i varur dhe me strija (me Fraxel)
Përfitimet
- Shtrëngim dhe rinim pa ndikuar në mimikë
- Stimulim natyral i kolagjenit
- Rezultat i dukshëm menjëherë
- Rezultati final pas 2–3 muajsh
Çmimet
- 1 mezofije mono 10€
- Minimumi për aplikim: 20 mezofije 200€
- Mezofije spirale Caktohet në konsultë
Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.
Si kryhet
- 01
Konsulta
Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.
- 02
Trajtimi
20–40 minuta. Me anestetik lokal.
- 03
Pas trajtimit
Minimal. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.
Rezultati, hap pas hapi
-
Menjëherë
Lëkura duket më e tendosur.
-
4–6 javë
Kolagjeni i ri fillon të ndihet.
-
2–3 muaj
Rezultati final, sipas shpejtësisë së prodhimit të kolagjenit.
Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →
Mono apo COG?
Fijet mono e rinojnë dhe e shtrëngojnë lëkurën, ndërsa fijet COG e tërheqin dhe e ngrenë. Shpesh i kombinojmë për një rezultat më të plotë.
Sa kushtojnë?
Një mezofije mono kushton 10€, me minimum 20 mezofije për aplikim (200€). Për mezofijet spirale çmimin e caktojmë në konsultë.
Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004
Ju mirëpresim!
Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.
+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë
Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.