Lëkura & flokët
Mikrogjilpëra me radiofrekuencë
Lëkurë më e lëmuar, pore më të vogla.
Për: Shenjat e akneve & poret · Njollat & hiperpigmentimet · Strijat · Rrudhat
Efekti i dyfishtë i kolagjenit: mikrogjilpërat dhe radiofrekuenca.
revitaÇmimi
Caktohet në konsultë
- Kohëzgjatja
- Rreth 30 minuta
- Dhimbja
- Me anestetik lokal
- Rikuperimi
- Disa orë deri në 2–3 ditë
- Rezultati duket
- Pas rreth një muaji
- Efekti zgjat
- Afatgjatë, kolagjeni vazhdon të ndërtohet
- Seanca
- 3 seanca, çdo 4–6 javë
Efekti i dyfishtë i kolagjenit: mikrogjilpërat dhe radiofrekuenca.
Si funksionon
Pajisja jonë ka 64 mikrogjilpëra që futen në lëkurë deri në 3.5 mm dhe lëshojnë energji radiofrekuence aty ku ndodhen fijet e kolagjenit dhe të elastinës. Kështu arrihet efekti i dyfishtë: stimulimi fizik i mikrogjilpërave dhe efekti shumë më i madh i radiofrekuencës brenda lëkurës. Lëkura rimodelohet dhe tendoset.
Versioni më i ri kombinon mikrogjilpëra të arta me radiofrekuencë dhe infuzion serumesh depigmentuese, që depërtojnë në shtresat e thella dhe e luftojnë hiperpigmentimin në rrënjë. Rezultati është një lëkurë e unifikuar, e ripërtërirë dhe rrezatuese.
Çfarë trajton
- Shenjat e akneve dhe cikatrikset
- Poret e zgjeruara
- Rrudhat e imta rreth syve, gojës dhe faqeve
- Qafa dhe dekoltea
- Strijat
- Hiperpigmentimet
Përfitimet
- Tonifikim dhe shkëlqim i lëkurës
- Shtrëngim i lëkurës
- Redukim i shenjave të akneve dhe rrudhave të imta
- Redukim i strijave
Si kryhet
- 01
Konsulta
Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.
- 02
Trajtimi
Rreth 30 minuta. Me anestetik lokal.
- 03
Pas trajtimit
Disa orë deri në 2–3 ditë. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.
Rezultati, hap pas hapi
-
Pas seancës
Skuqje e lehtë, si pas diellit.
-
2–3 ditë
Lëkura shërohet dhe ktheheni plotësisht te rutina.
-
1 muaj
Rezultatet vërehen. Koha për seancën e dytë.
-
Pas 3 seancave
Rezultat i kompletuar, që vazhdon të përmirësohet me kolagjenin e ri.
Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →
Sa seanca duhen?
Rekomandohen 3 seanca, me largësi 4–6 javë. Rezultatet vërehen pas një muaji.
Sa zgjat shërimi?
Nga disa orë deri në 2–3 ditë, sipas thellësisë së gjilpërave.
Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004
Ju mirëpresim!
Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.
+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë
Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.