Lëkura & flokët

GlowLift Facial & Dermoabrazion

Pastrim i thellë, lifting natyral, shkëlqim.

Për: Lëkurë pa shkëlqim · Shenjat e akneve & poret

Një pamje më e freskët dhe e ndriçuar, pas vetëm disa seancash.

Çmimi

Caktohet në konsultë

Kohëzgjatja
45–60 minuta
Dhimbja
I këndshëm, pa dhimbje
Rikuperimi
Pa kohë rikuperimi
Rezultati duket
Menjëherë
Efekti zgjat
Mbahet me seanca të rregullta
Seanca
Kurs i shkurtër · dermoabrazion 1 herë në muaj

Një pamje më e freskët dhe e ndriçuar, pas vetëm disa seancash.

Si funksionon

GlowLift Facial kombinon radiofrekuencën, vakumin dhe masazhin. Radiofrekuenca stimulon kolagjenin dhe elastinën për një efekt liftingu natyral. Vakumi dhe drenazhi limfatik reduktojnë ënjtjet dhe qeskat poshtë syve, pastrojnë thellë dhe nxjerrin toksinat e papastërtitë. Masazhi tonifikon muskujt facialë dhe rimodelon konturet.

Dermoabrazioni largon qelizat e vdekura dhe ndotësit e fytyrës përmes gërryerjes dhe vakumit. Është përgjigja më e mirë për një fytyrë rrezatuese: pastron, rinon, zbut dhe i jep shkëlqim lëkurës. Preferohet të bëhet një herë në muaj.

Çfarë trajton

  • Lëkurë e lodhur dhe pa shkëlqim
  • Ënjtje dhe qeska poshtë syve
  • Pore të mbyllura dhe mitisera
  • Përgatitje para eventeve

Përfitimet

  • Tendosje e lëkurës, lifting natyral
  • Reduktim i rrudhave të imta dhe linjave të mimikës
  • Pastrim i thellë dhe detox i lëkurës
  • Pamje më e freskët dhe e ndriçuar

Si kryhet

  1. 01

    Konsulta

    Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.

  2. 02

    Trajtimi

    45–60 minuta. I këndshëm, pa dhimbje.

  3. 03

    Pas trajtimit

    Pa kohë rikuperimi. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.

Rezultati, hap pas hapi

  1. Pas seancës

    Lëkurë e pastër, e freskët dhe me shkëlqim.

  2. Pas disa seancash

    Konture më të tonifikuara dhe glow i qëndrueshëm.

Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →

Sa shpesh duhet bërë?

Dermoabrazioni preferohet një herë në muaj. GlowLift jep më të mirën në një kurs të shkurtër seancash.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

GlowLift Facial & Dermoabrazion

Caktohet në konsultë

Cakto termin
Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber