Botox & Filler

Nefertiti Lift

Qafë elegante, jawline i definuar.

Për: Lëkura e varur · Konturi & jawline · Rrudhat · Mjekra e dyfishtë

Qafa është zona ku lëkura është më e hollë dhe shpesh e zbulon moshën tonë.

Çmimi

250€

Kohëzgjatja
15–20 minuta
Dhimbja
Pickime të lehta, të durueshme
Rikuperimi
Pa kohë rikuperimi
Rezultati duket
Brenda 1–2 javësh
Efekti zgjat
4–6 muaj
Seanca
1 seancë

Qafa është zona ku lëkura është më e hollë dhe shpesh e zbulon moshën tonë.

Si funksionon

Nefertiti Lift përdor botox për të rregulluar pjesën e poshtme të fytyrës, nofullën dhe qafën. Procedura është quajtur në nder të mbretëreshës Nefertiti, e njohur për qafën e saj elegante dhe të zgjatur.

Aplikimi i saktë në muskulin platizëm e relakson gjithë zonën. Zbuten rrudhat horizontale dhe shiritat vertikalë të qafës, vija e nofullës bëhet më e qartë dhe pjesa e poshtme e fytyrës ngrihet. Nuk ka ndërhyrje invazive dhe nuk ka kohë rikuperimi. Është trajtim më i avancuar i botox-it, prandaj duhet të kryhet nga një mjek me përvojë.

Çfarë trajton

  • Vija e nofullës (jawline)
  • Shiritat vertikalë të qafës (platysma bands)
  • Rrudhat horizontale të qafës
  • Pjesa e poshtme e fytyrës

Përfitimet

  • Konturim i jawline-it dhe ngritje e pjesës së poshtme të fytyrës
  • Redukim i dukshëm i rrudhave të qafës
  • Formë dhe simetri më e mirë e fytyrës
  • Pamje rinore e qafës, pa operacion

Çmimet

  • Nefertiti Lift 250€

Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.

Si kryhet

  1. 01

    Konsulta

    Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.

  2. 02

    Trajtimi

    15–20 minuta. Pickime të lehta, të durueshme.

  3. 03

    Pas trajtimit

    Pa kohë rikuperimi. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.

Rezultati, hap pas hapi

  1. Pas seancës

    Asnjë shenjë e dukshme. Ktheheni te dita juaj.

  2. 1–2 javë

    Qafa relaksohet dhe konturi i nofullës definohet.

  3. 4–6 muaj

    Efekti zbehet gradualisht dhe mund të përsëritet.

Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →

Sa njësi duhen?

Vetëm për konturimin e jawline-it dhe ngritjen e pjesës së poshtme të fytyrës nevojiten rreth 100 njësi. Për të trajtuar edhe shiritat vertikalë të qafës nevojiten edhe rreth 100 njësi të tjera.

Sa kushton?

Nefertiti Lift kushton 250€.

A kombinohet me trajtime të tjera?

Po. Me Endolift ose mezofije COG, lëkura e varur e qafës dhe e nofullës shtrëngohet edhe më shumë. Kombinimin e duhur e vendosim në konsultë.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Nefertiti Lift

250€

Cakto termin
Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber