Lëkura & flokët
Aquagold · Koktej Revita
Lëkurë që nuk ka nevojë për filter.
Për: Lëkurë pa shkëlqim · Shenjat e akneve & poret · Rrudhat
Në vend të grimit të rëndë, jepi lëkurës shkëlqimin që nuk fshihet me peshqir.
revitaÇmimi
Caktohet në konsultë
- Kohëzgjatja
- Rreth 30 minuta
- Dhimbja
- Pa dhimbje, pa mavijosje
- Rikuperimi
- Lëkura normalizohet brenda 1 ore
- Rezultati duket
- Menjëherë
- Efekti zgjat
- Mbahet më gjatë me 2–3 seanca
- Seanca
- 2–3 seanca
Në vend të grimit të rëndë, jepi lëkurës shkëlqimin që nuk fshihet me peshqir.
Si funksionon
Aquagold është trajtim delikat me mikrogjilpëra më të holla se fija e flokut. Përmes tyre injektojmë koktejin “Revita” (acid hialuronik, peptide, vitamina dhe mikrodoza botoxi) direkt në thellësinë e lëkurës, aty ku kremrat nuk mbërrijnë. Mikrogjilpërat bëjnë mijëra shpime të imëta dhe e shpërndajnë koktejin në mënyrë të njëtrajtshme.
Rezultati është shkëlqim i menjëhershëm, teksturë më e njëtrajtshme dhe lëkurë që duket e pushuar edhe kur nuk jeni. Është trajtimi ideal para dasmave, fotove dhe mbrëmjeve të veçanta. Aquagold mund të dërgojë edhe PRP-në tuaj, për rigjenerim pa asnjë produkt të jashtëm.
Çfarë trajton
- Fytyra
- Qafa, një nga zonat më të vështira për t’u trajtuar
- Poret e zgjeruara
- Shenjat e akneve
Përfitimet
- Hidratim i thellë dhe ndriçim i menjëhershëm
- Redukim i rrudhave të imta
- Pore më të mbyllura dhe ten më i lëmuar
- Pa kohë rikuperimi: lëkura normalizohet brenda një ore
Si kryhet
- 01
Konsulta
Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.
- 02
Trajtimi
Rreth 30 minuta. Pa dhimbje, pa mavijosje.
- 03
Pas trajtimit
Lëkura normalizohet brenda 1 ore. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.
Rezultati, hap pas hapi
-
Pas seancës
Shkëlqim i menjëhershëm. Lëkura kthehet normale brenda një ore.
-
1 javë
Tekstura është më e njëtrajtshme dhe poret më të mbyllura.
-
Pas 2–3 seancave
Rezultat më afatgjatë.
Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →
Kur ta bëj para një eventi?
Rreth një javë para eventit, që lëkura të jetë në kulmin e shkëlqimit.
A dhemb?
Jo. Gjilpërat janë më të holla se fija e flokut, pa dhimbje dhe pa mavijosje.
Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004
Ju mirëpresim!
Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.
+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë
Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.