Klinika

Që nga 2004, rritemi bashkë.

Nga Drindent te Revita: 22 vite bukuri moderne në Kosovë, me të njëjtën doktoreshë, të njëjtin standard dhe klientë që kthehen vit pas viti.

20 vjetori i Revitës, 2024, me miqtë dhe klientët tanë më të dashur.
20 vjetori i Revitës, 2024, me miqtë dhe klientët tanë më të dashur.

22

vite përvojë

32K

ndjekës në Instagram

38K

ndjekës në Facebook

Emri

Revita: ri-vitalizim, ri-freskim.

Klinika nisi në vitin 2004 si Drindent. Për 16 vjet me radhë ofroi vetëm shërbimet estetike të kualitetit më të lartë dhe krijoi standardin e tregut në Kosovë.

Me kohë e zgjeruam gamën e shërbimeve përtej asaj që përshkruante emri i parë. Prandaj në vitin 2020 zgjodhëm një emër gjithëpërfshirës, Revita. Ai simbolizon ri-vitalizimin dhe ri-freskimin, pra përvojën që pacienti përjeton te ne.

Drindent revita

Dr. Besa Berisha Humolli

Themeluesja

Dr. Besa Berisha Humolli

Mjeke estetike dhe themeluese e Revitës. Për 22 vite ka sjellë në Kosovë teknikat më të avancuara të estetikës, shpesh e para. Trajnohet vazhdimisht jashtë vendit dhe i aplikon vetë trajtimet më delikate.

  • Themeluese e klinikës së parë estetike në Kosovë (2004)
  • E para e trajnuar për Endolift në Kosovë dhe Shqipëri
  • Trajnim i avancuar në Milano (2023)
  • Laseri i parë CO2 Fraxel, Ulthera-HIFU dhe EndoLight në Kosovë
“Synimi ynë kryesor është që çdo klient të ndihet rehat në lëkurën e vet.”

Çfarë na dallon.

Mjekë të dëshmuar

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe me përvojë. Suksesi i trajtimit varet nga dora që e aplikon.

Rezultate natyrale

Natyralja duket gjithmonë më bukur. Askush s’e kupton çfarë ke bërë, por të gjithë e vërejnë sa bukur dukesh.

Teknologjia më e avancuar

Nga laseri CO2 Fraxel te Endolift, i sjellim teknikat e reja në Kosovë, shpesh të parët.

Transparencë

Çmime të qarta dhe këshilla të ndershme. Paguani për përvojën dhe aftësinë, jo për mililitrin.

Të parët në Kosovë.

  1. 2004

    Drindent hap dyert

    Dr. Besa Berisha Humolli nis praktikën në Prishtinë. Qendra e parë estetike në Kosovë.

  2. 2010

    Laseri i parë CO2 Fraxel

    Laseri i parë CO2 Fraxel në Kosovë, për hiperpigmentimet, shenjat e akneve dhe strijat.

  3. 2016

    Q-switch laser

    Fshirja profesionale e tatuazheve me dy lasera. Të vetmit në Kosovë dhe rajon.

  4. 2018

    Ulthera-HIFU & Kybella

    Lifting me ultratinguj dhe shkrirje e dhjamit me acid deoksikolik. Të vetmit në Kosovë.

  5. 2020

    Drindent bëhet Revita

    Një emër gjithëpërfshirës, që simbolizon ri-vitalizimin dhe ri-freskimin.

  6. 2022

    EndoLight & lokacioni i ri

    Laseri EndoLight për herë të parë në Kosovë, fijet Aptos dhe klinika e re në Emshir.

  7. 2023

    Endolift & trajnimi në Milano

    Dr. Besa, e para e trajnuar për Endolift në Kosovë dhe Shqipëri. Vjen edhe Jalupro.

  8. 2024

    20 vite bukuri

    Revita feston 20 vjetorin me miqtë dhe klientët. Traptox, për herë të parë në Kosovë.

  9. 2026

    22 vite bashkë me ju

    Nga Prishtina deri te bashkatdhetarët në Zvicër, Austri, Francë dhe Amerikë.

Fjalët e klienteve

“Duart e arta.”

Udhëtova nga Bosnja e Hercegovina vetëm që fytyrën time t’ia besoj një doktoreshe me renome. Nëse ka klinika si Revita, duhet të marrim shembull: një doktoreshë 100% profesionale dhe e sigurt.
Kliente nga Bosnja e Hercegovina
Doktoresha më e mirë, më profesionale, më e përgatitura, 100% transparente për secilin tretman që ofron.
Kliente Prishtinë
Me të vërtetë është klinika e parë në Kosovë. Jemi kliente të rregullta prej 5 vitesh, shumë e kënaqur me Dr. Besa Berisha Humollin.
Kliente kliente prej 5 vitesh
Dy herë e kam bërë, e mezi po pres të vij ta bëj prapë. E keni punën perfekt, ju lumtë!
Kliente HIFU
Ti je vetë një yll, me një shpirt të bardhë dhe plot dashuri për çdo klient që e mirëpret në klinikë.
Kliente nga Zvicra
Je e mrekullueshme, ke duart e arta. Të përshëndes nga Austria, shihemi së shpejti!
Kliente nga Austria

Nga komentet publike në Instagram.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber