Lifting pa operacion

Mezofije COG

Lifting i menjëhershëm, pa operacion.

Për: Lëkura e varur · Konturi & jawline · Mjekra e dyfishtë

Mezofije COG

Çmimi

50€ / për fije · min. 6 fije

Kohëzgjatja
30–45 minuta
Dhimbja
Pa dhimbje, me anestetik lokal
Rikuperimi
Ënjtje e lehtë, pak ditë
Rezultati duket
Menjëherë. Kolagjeni shtohet pas një muaji
Efekti zgjat
Deri në 2 vite
Seanca
1 seancë

A ju është varur lëkura e fytyrës, qafës, barkut apo e kofshëve?

Si funksionon

Mezofijet COG japin një efekt lifting të dukshëm, pa operacion, pa shenja dhe pa rikuperim të gjatë. Fijet vendosen në shtresat e thella të lëkurës me një kanulë ose gjilpërë të hollë. Ato e tërheqin zonën ku aplikohen dhe stimulojnë kolagjen për muaj me radhë.

Fijet janë 100% polidioksanon (PDO), material biokompatibil që përdoret në mjekësi prej shumë vitesh dhe që resorbohet plotësisht. Pasi fija resorbohet, rrjeti i kolagjenit të krijuar natyrshëm mbetet. Me efektin e liftingut dhe si gjeneruese të kolagjenit, fijet janë e ardhmja e estetikës, por kërkojnë shkathtësi të veçantë nga mjeku që i aplikon.

Çfarë trajton

  • Faqet dhe nofulla: konturim
  • Qafa
  • Ngritja e vetullave
  • Sulkusi nazolabial dhe këndi i buzëve
  • Barku, krahët dhe kofshët e brendshme

Përfitimet

  • Lifting i fytyrës dhe qafës
  • Konturim i nofullës
  • Ngritje e vetullave për një pamje më të freskët
  • Stimulim kolagjeni për efekt afatgjatë

Çmimet

  • 1 mezofije COG 50€
  • Minimumi për aplikim: 6 mezofije 300€

Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.

Si kryhet

  1. 01

    Konsulta

    Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.

  2. 02

    Trajtimi

    30–45 minuta. Pa dhimbje, me anestetik lokal.

  3. 03

    Pas trajtimit

    Ënjtje e lehtë, pak ditë. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.

Rezultati, hap pas hapi

  1. Menjëherë

    Lëkura tërhiqet dhe konturi ngrihet.

  2. Pak ditë

    Ënjtja e lehtë kalon dhe rikthehet ritmi normal.

  3. 1 muaj

    Kolagjeni i ri e forcon efektin.

  4. Deri në 2 vite

    Fija resorbohet. Rrjeti i kolagjenit mbetet.

Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →

Sa fije duhen?

Varet nga zona. Me vetëm 4 fije COG reduktohet varja e faqeve dhe ngrihet këndi i buzëve. Për lifting të plotë të faqeve dhe nofullës zakonisht përdoren 10–12 fije.

Sa kushton?

Një mezofije COG kushton 50€, me minimum 6 mezofije për aplikim (300€). Numrin e saktë të fijeve e caktojmë sipas zonës. Paketat me më shumë fije dalin shpesh në ofertën e javës.

A krijohen gunga në fytyrë?

Kur aplikohen nga një ekspert, nuk krijohen gunga. Arrihet lifting. Prandaj rëndësi ka dora e mjekut, jo vetëm fija.

Sa zgjasin shenjat pas seancës?

Zakonisht nuk mbeten shenja. Mund të ketë ënjtje ose mavijosje të lehtë për disa ditë, dhe i riktheheni menjëherë aktiviteteve ditore.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Mezofije COG

50€ / për fije · min. 6 fije

Cakto termin
Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber