Trupi & laser

Acid deoksikolik (Kybella)

Lamtumirë dhjamit kokëfortë.

E para në Kosovë Të vetmit në Kosovë me Kybella (2018)

Për: Mjekra e dyfishtë · Dhjami kokëfortë · Celuliti

Dhjami që nuk largohet as me ushtrime intensive?

Çmimi

Caktohet në konsultë

Kohëzgjatja
20–30 minuta
Dhimbja
Aplikohet anestetik lokal
Rikuperimi
Ënjtje e lehtë për disa ditë
Rezultati duket
Pas rreth 4–5 javësh
Efekti zgjat
Afatgjatë
Seanca
Mjekra: rreth 3 seanca

Dhjami që nuk largohet as me ushtrime intensive?

Si funksionon

Acidi deoksikolik (Kybella) injektohet në shtresën subkutane, aty ku dhjami është i depozituar, dhe shkatërron qelizat dhjamore. Rezultati është redukim i perimetrit dhe i celulitit. Është një molekulë natyrale që trupi e njeh.

Rezultat i veçantë arrihet edhe te personat aktivë që kanë dhjam kokëfortë në bark, ijë, shpinë ose kofshët e brendshme, ku dhjami shpesh nuk largohet as me ushtrime intensive. Aplikohet te të dyja gjinitë. I kombinuar me Endolift, kriolipolizë ose radiofrekuencë, efekti rritet edhe më shumë. Për zona më të mëdha ofrojmë edhe Lemon Bottle, një formulë e preferuar për shkrirjen e dhjamit.

Çfarë trajton

  • Mjekra e dyfishtë
  • Barku dhe ijet
  • Kofshët e brendshme
  • Shpina dhe krahët
  • Gjunjët

Përfitimet

  • Shkatërrim i qelizave dhjamore në zonën e trajtuar
  • Redukim i dukshëm i perimetrit
  • Pa operacion
  • Rezultate afatgjata

Si kryhet

  1. 01

    Konsulta

    Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.

  2. 02

    Trajtimi

    20–30 minuta. Aplikohet anestetik lokal.

  3. 03

    Pas trajtimit

    Ënjtje e lehtë për disa ditë. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.

Rezultati, hap pas hapi

  1. Pas seancës

    Ënjtje e lehtë në zonën e trajtuar.

  2. 4–5 javë

    Rezultati vërehet. Qelizat dhjamore largohen natyrshëm.

  3. Pas kursit

    Profil më i pastër dhe perimetër më i vogël.

Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →

Sa seanca duhen për mjekrën e dyfishtë?

Zakonisht rreth 3 seanca. Rezultati vërehet pas rreth 5 javësh.

A bëhet edhe për bark?

Po. Acidi deoksikolik bëhet edhe për bark dhe për pjesët e tjera ku ka dhjam të lokalizuar.

Sa kushton?

Çmimi varet nga zona dhe sasia e produktit, prandaj e caktojmë në konsultë. Na shkruani në Viber ose WhatsApp zonën që dëshironi ta trajtoni.

A mund ta bëj nëse kam diabet?

Çdo gjendje shëndetësore e vlerësojmë individualisht në konsultë, para çdo trajtimi. Na tregoni për diagnozat dhe terapitë që merrni.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Acid deoksikolik (Kybella)

Caktohet në konsultë

Cakto termin
Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber