Lifting pa operacion
HIFU fytyrë & qafë
Lifting me ultratinguj, pa bisturi dhe pa gjilpëra.
E para në Kosovë Ulthera-HIFU, të vetmit në Kosovë (2018)
Për: Lëkura e varur · Rrudhat · Konturi & jawline

Çmimi
180€
- Kohëzgjatja
- 30–40 minuta
- Dhimbja
- Pa dhimbje, ndihet ngrohtësi
- Rikuperimi
- Pa kohë rikuperimi
- Rezultati duket
- Gradualisht, deri në 3 muaj
- Efekti zgjat
- Zakonisht mbi 1 vit
- Seanca
- 1 seancë
Disa nga përfitimet e facelift-it, pa ndërhyrje kirurgjike.
Si funksionon
HIFU është tretman jo-invaziv me ultratinguj të fokusuar kundër shenjave të plakjes. Ai krijon nxehtësi në një nivel të thellë të lëkurës, deri te shtresa muskulare SMAS, dhe e nxit trupin të prodhojë kolagjen të ri. Kolagjeni është substanca që i jep lëkurës strukturë dhe elasticitet.
Kështu ngrihen faqet, vetullat dhe kapakët e syve, shtrëngohet lëkura e varur e qafës dhe definohet vija e nofullës. Suksesi varet nga numri i goditjeve dhe nga përvoja e atij që e aplikon. Në Revita e bëjmë që nga viti 2018, kur ishim të vetmit në Kosovë me Ulthera-HIFU.
Çfarë trajton
- Faqet dhe mollëzat
- Vetullat dhe kapakët e syve
- Vija e nofullës
- Qafa
- Dekoltea
Përfitimet
- Redukim i rrudhave të fytyrës dhe qafës
- Ngritje e faqeve, vetullave dhe kapakëve
- Shtrëngim i lëkurës së varur në qafë
- Pa dhimbje, pa shenja, pa kohë rikuperimi
Çmimet
- Fytyrë dhe qafë 180€
Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.
Si kryhet
- 01
Konsulta
Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.
- 02
Trajtimi
30–40 minuta. Pa dhimbje, ndihet ngrohtësi.
- 03
Pas trajtimit
Pa kohë rikuperimi. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.
Rezultati, hap pas hapi
-
Pas seancës
Lëkura duket më e freskët, pa skuqje dhe pa ënjtje.
-
1 muaj
Kolagjeni i ri fillon të krijohet.
-
3 muaj
Rezultati i plotë: muskujt e fytyrës ngrihen disa milimetra.
-
Mbi 1 vit
Efekti mbahet. Seanca mbajtëse sipas nevojës.
Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →
Sa kushton?
HIFU e fytyrës dhe qafës kushton 180€.
A dhemb?
Jo. Tretmani bëhet me pajisjen me ultratinguj të fokusuar, që kalon nëpër shtresat e lëkurës pa dhimbje, pa skuqje dhe pa ënjtje. Ndihet vetëm ngrohtësi.
Kur duken benefitet?
Lëkura duket më e freskët menjëherë, ndërsa lifting-u ndërtohet gradualisht dhe arrin kulmin pas rreth 3 muajsh.
Nga sa vjeç mund të bëhet?
Zakonisht nga mosha 30 vjeç, për femra dhe meshkuj.
Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004
Ju mirëpresim!
Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.
+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë
Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.