Pyetjet

Pyetjet që na bëni më shpesh.

I mblodhëm nga komentet dhe mesazhet tuaja: sa kushton, sa seanca, sa zgjat, a dhemb, ku gjendemi. Nëse nuk e gjeni tuajën, na shkruani në Viber ose WhatsApp.

Çmimet & terminet

Sa kushton trajtimi?

Çmimin e keni te faqja e çdo trajtimi dhe te lista e çmimeve. Disa trajtime kanë një çmim të caktuar, disa sipas zonës (“nga”), e disa i caktojmë në konsultë, sipas zonës dhe sasisë. Na shkruani në WhatsApp ose Viber dhe ju përgjigjemi.

A keni oferta?

Po. Pothuajse çdo javë kemi një ofertë të re, që e publikojmë në Instagram, në Facebook dhe këtu në faqe. Numri i termineve me ofertë është i limituar.

Si caktoj një termin?

Telefononi ose shkruani në +383 44 888 040 në Viber ose WhatsApp, ose na dërgoni kërkesën nga faqja e rezervimit. Punojmë me termin paraprak.

A mund t’ia dhuroj dikujt një trajtim?

Po. Me Gift Card-in e Revitës i dhuroni dikujt shërbime në klinikë në vlerën që caktoni ju.

Trajtimet & rezultatet

Sa seanca duhen?

Varet nga trajtimi. Botox-i, filleri, fijet dhe Endolift zakonisht kërkojnë një seancë, ndërsa laseri, mikrogjilpërat dhe trajtimet e trupit bëhen në seri. Numri shkruhet te çdo trajtim, dhe planin e saktë e caktojmë në konsultë.

Kur duket rezultati dhe sa zgjat?

Filleri dhe fijet duken menjëherë, botox-i pas 3–5 ditësh, ndërsa HIFU dhe Endolift ndërtohen gradualisht për disa muaj. Te çdo trajtim e keni kalendarin e rezultatit: pas seancës, pas një muaji dhe sa zgjat efekti.

A dhemb?

Shumica e trajtimeve janë pa dhimbje ose me pak shqetësim. Aty ku duhet, aplikojmë kremë mpirëse ose anestetik lokal. Te çdo trajtim e shkruajmë qartë.

A mbeten shenja pas trajtimit?

Te shumica e trajtimeve jo. Mund të ketë skuqje, ënjtje ose mavijosje të lehtë për pak orë deri në disa ditë. Kohën e rikuperimit e shkruajmë te çdo trajtim, që ta planifikoni.

A do të dukem natyrale?

Ky është gjithë qëllimi. Arti i trajtimeve estetike qëndron te një pamje e bukur pa u kuptuar cila metodë është aplikuar. Askush s’e kupton çfarë ke bërë, por të gjithë e vërejnë sa bukur dukesh.

Nuk e di çfarë më duhet: filler, fije apo laser?

Kjo është pyetja më e shpeshtë, dhe përgjigjja jepet në konsultë. Shpesh më i miri është kombinimi, sepse bukuria nuk është një trajtim, por kombinimi i duhur i shumë detajeve.

Siguria

Kush i kryen trajtimet?

Mjekë të dëshmuar dhe me përvojë, të udhëhequr nga Dr. Besa Berisha Humolli, që e themeloi klinikën në vitin 2004 dhe trajnohet vazhdimisht jashtë vendit, p.sh. në Milano.

Çfarë produktesh dhe pajisjesh përdorni?

Produkte dhe pajisje të certifikuara, shumë prej tyre të aprovuara nga FDA, si Juvederm, Jalupro, Profhilo, fijet Aptos dhe laseri Diode 808 nm. Emrin e produktit jua themi gjithmonë para trajtimit.

A mund të trajtohem nëse kam diabet ose ndonjë sëmundje tjetër?

Çdo gjendje shëndetësore e vlerësojmë individualisht në konsultë, para trajtimit. Na tregoni për diagnozat dhe terapitë që merrni. Gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies, shumica e trajtimeve injektuese nuk bëhen.

Vizita

Ku gjendeni?

Në Prishtinë, në lagjen Emshir, rruga Dervish Hima. Shikoni hartën te faqja e kontaktit.

Keni klinikë në Tiranë apo jashtë vendit?

Jo, vetëm në Prishtinë. Shumë kliente vijnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Na shkruani paraprakisht dhe e planifikojmë trajtimin sipas ditëve që jeni këtu.

Vij nga diaspora për pak ditë. Çfarë mund të bëj?

Shumë trajtime nuk kanë kohë rikuperimi dhe bëhen në një seancë, si botox-i, filleri, HIFU dhe Aquagold. Për fijet ose Endolift ju këshillojmë t’i bëni në fillim të qëndrimit, që të keni kohë për kontroll. Caktoni terminin para se të vini.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber