Lëkura & flokët

Laser Fraxel CO2

Për njollat, shenjat e akneve dhe strijat.

E para në Kosovë Laseri i parë CO2 Fraxel në Kosovë (2010)

Për: Njollat & hiperpigmentimet · Shenjat e akneve & poret · Strijat

Hiperpigmentimet, poret e zgjeruara dhe shenjat e akneve kanë zgjidhje.

Çmimi

nga 40€ / për seancë

Kohëzgjatja
30–45 minuta
Dhimbja
Aplikohet anestetik
Rikuperimi
3–5 ditë skuqje dhe qërim
Rezultati duket
Pas shërimit, rritet me çdo seancë
Efekti zgjat
Afatgjatë, me mbrojtje nga dielli
Seanca
Fytyra: 3 seanca · strijat: min. 5

Hiperpigmentimet, poret e zgjeruara dhe shenjat e akneve kanë zgjidhje.

Si funksionon

Laseri Fraxel, me djegie të imta frakcionale, depërton në lëkurën e dëmtuar, nxit prodhimin e kolagjenit dhe të elastinës dhe inkurajon rritjen e qelizave të reja e të shëndetshme. Ai rrafshon rrudhat e imta dhe poret e zgjeruara nga aknet, zbeh njollat e errëta dhe e tonifikon lëkurën në tërësi.

Te strijat, Fraxel i zbeh efektivisht strijat e kuqe dhe i zvogëlon e i dobëson strijat e bardha. Është efektiv edhe te plagët nga operacionet ose lëndimet. Revita solli laserin e parë CO2 Fraxel në Kosovë dhe e përdor që nga viti 2010.

Çfarë trajton

  • Hiperpigmentimet dhe njollat nga dielli
  • Shenjat (“vrimat”) e akneve
  • Poret e zgjeruara
  • Strijat e kuqe dhe të bardha
  • Cikatrikset nga operacionet
  • Subcizion për shenjat e thella
  • Fytyra, qafa, dekoltea, duart, barku

Përfitimet

  • Zbehje e njollave dhe ten më i njëtrajtshëm
  • Rrafshim i shenjave të akneve
  • Strija më të zbehta dhe më të vogla
  • Tonifikim i lëkurës në tërësi

Çmimet

  • Fytyrë 70€
  • Qafë 40€
  • Fytyrë dhe qafë 100€
  • Qafë dhe dekolte 100€
  • Fytyrë, qafë dhe dekolte 150€
  • Bark 100€
  • Pjesa e jashtme e duarve 60€
  • Subcizion 70€

Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.

Si kryhet

  1. 01

    Konsulta

    Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.

  2. 02

    Trajtimi

    30–45 minuta. Aplikohet anestetik.

  3. 03

    Pas trajtimit

    3–5 ditë skuqje dhe qërim. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.

Rezultati, hap pas hapi

  1. Pas seancës

    Skuqje dhe ndjesi ngrohtësie.

  2. 3–5 ditë

    Lëkura qërohet dhe shërohet.

  3. 4–6 javë

    Kolagjeni i ri e përmirëson teksturën. Koha për seancën e radhës.

Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →

A mund ta bëj në verë?

Koha ideale është vjeshta dhe dimri, kur lëkura nuk është e rrezitur. Gjatë verës ju këshillojmë në konsultë nëse dhe si mund të bëhet.

A pastrohen njollat përgjithmonë?

Njollat zbehen dukshëm. Që të mos rikthehen, duhet mbrojtje e rregullt nga dielli, sepse dielli mund t’i rikthejë.

Sa kushton?

Për seancë: fytyra 70€, qafa 40€, fytyra me qafë 100€ dhe barku 100€. Të gjitha zonat i keni te tabela e çmimeve.

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Laser Fraxel CO2

nga 40€

Cakto termin
Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber