
Çmimi
140€ / 100 njësi
- Kohëzgjatja
- 10–15 minuta
- Dhimbja
- Gjilpërë shumë e hollë, pickim i lehtë
- Rikuperimi
- Ktheheni menjëherë te dita juaj
- Rezultati duket
- Pas 3–5 ditësh, plotësisht pas 2 javësh
- Efekti zgjat
- 3–6 muaj
- Seanca
- 1 seancë
“Botoksi e ngrin fytyrën”? Vetëm kur përdoret gabim.
Si funksionon
Kur aplikohet në mënyrë profesionale, botox-i i zbut rrudhat pa ia hequr fytyrës natyralitetin. Ai relakson muskujt e mimikës që krijojnë vijat në ballë, mes vetullave (“linjat 11”) dhe rreth syve. Shprehja juaj mbetet e juaja.
Në Revita përdorim teknika të avancuara që e ruajnë mimikën dhe e sjellin balancën aty ku duhet. Dallimi mes një rezultati natyral dhe një fytyre të ngrirë nuk është produkti, por dora që e aplikon. Prandaj themi: paguani për përvojën dhe aftësinë, jo për mililitrin.
Çfarë trajton
- Rrudhat e ballit
- Mes vetullave, “linjat 11”
- Rreth syve, këmbët e sorrës
- Lip flip: buzë pak më të plota, pa filler
- Djersitja e tepërt: sqetulla dhe shuplaka
- Traptox: qafë më e gjatë, shpatulla të relaksuara
Përfitimet
- Zbutje e dukshme e rrudhave të mimikës
- Pamje e freskët, pa u dukur e ngrirë
- Trajtim i shpejtë, pa kohë rikuperimi
- Parandalon thellimin e rrudhave me kohën
Çmimet
- 100 njësi 140€
Sipas listës së çmimeve të klinikës. Ofertat e javës kanë çmimet e tyre.
Si kryhet
- 01
Konsulta
Takoheni me mjekun, flasim për atë që ju shqetëson dhe caktojmë planin e duhur, me çmimin e qartë.
- 02
Trajtimi
10–15 minuta. Gjilpërë shumë e hollë, pickim i lehtë.
- 03
Pas trajtimit
Ktheheni menjëherë te dita juaj. Ju japim udhëzimet e duhura dhe jemi këtu për çdo pyetje.
Rezultati, hap pas hapi
-
Pas seancës
Mund të mbeten pika të vogla skuqjeje që kalojnë shpejt.
-
3–5 ditë
Rrudhat fillojnë të zbuten.
-
2 javë
Rezultati i plotë. Kontrollojmë nëse duhet ndonjë korrigjim i vogël.
-
3–6 muaj
Efekti zbehet gradualisht. Është koha për seancën e radhës.
Pyetjet që na bëni

Keni një pyetje tjetër? Na shkruani, ju përgjigjemi personalisht. WhatsApp →
Sa kushton?
Botox-i kushton 140€ për 100 njësi. Sasinë e njësive që ju duhet e caktojmë në konsultë, sipas zonave që trajtohen.
A do të duket fytyra ime e ngrirë?
Jo, kur aplikohet nga mjekë me përvojë. Botox-i profesional i eleminon rrudhat pa i ikur shumë dukjes natyrale. Fytyra e ngrirë është shenjë e aplikimit jo profesional.
A mund të kombinohet me trajtime të tjera?
Po. Botox-i me filler jep rezultate shumë të mira te rrudhat mes vetullave, ndërsa me Jalupro shtohet hidratimi i thellë dhe rigjenerimi i lëkurës. Kombinimin e duhur e vendosim në konsultë.
Po nëse kam qepallë të rënë nga një botox i mëparshëm?
Qepalla e varur, e lindur ose e shkaktuar nga botox-i, korrigjohet në mënyrë profesionale në Revita. Na tregoni në konsultë kur dhe ku është bërë trajtimi.
Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004
Ju mirëpresim!
Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.
+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë
Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.