Konturi · 20 gusht 2026 · 4 min

Mjekra e dyfishtë: acid deoksikolik, Endolift apo fije?

Jeni lodhur duke e fshehur mjekrën e dyfishtë nëpër foto? Ja tri rrugët që përdorim, dhe si zgjedhim mes tyre.

Mjekra e dyfishtë nuk vjen gjithmonë nga pesha. Shpesh është dhjam “kokëfortë” që nuk largohet as me ushtrime intensive, ose lëkurë që ka filluar të varet me moshën. Prandaj nuk ka një zgjidhje të vetme për të gjithë.

Kur problemi është dhjami: acidi deoksikolik

Acidi deoksikolik (Kybella) injektohet në shtresën ku dhjami është i depozituar dhe shkatërron qelizat dhjamore. Zakonisht duhen rreth 3 seanca, dhe rezultati vërehet pas rreth 5 javësh.

Kur ka edhe lëkurë të varur: Endolift

Endolift e shkrin dhjamin dhe njëkohësisht e tërheq lëkurën, me një fibër optike nën lëkurë dhe anestezi lokale. Në shumicën e rasteve mjafton një seancë. Përmirësimi fillon pas një muaji dhe vazhdon deri në 6 muaj.

Kur duhet ngritur konturi: fijet COG

Mezofijet COG e ngrenë konturin e nofullës menjëherë dhe stimulojnë kolagjen për muaj me radhë. Shpesh më i miri është kombinimi, p.sh. Endolift me disa fije COG, për një profil të pastër dhe të ngritur.

Cila rrugë është për ju e vendosim së bashku në konsultë, pasi të shohim sa është dhjam dhe sa lëkurë.

← Ditari

Klinikë estetike · Prishtinë · që nga 2004

Ju mirëpresim!

Caktoni konsultën tuaj dhe trajtohuni nga mjekë të dëshmuar. Na shkruani në WhatsApp ose Viber, ose telefononi.

+383 44 888 040 Viber Lagjja Emshir, Prishtinë

Trajtohuni nga mjekë të dëshmuar dhe arrini rezultatin që e dëshironi.

Shkruani në WhatsApp
Caktoni konsultën Viber